Përmbytet varka në Shëngjin, shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari! Dallgët i rrezikuan jetën dhe familjes së tij

Një varkë është përmbysur në Shëngjin, duke rrezikuar jetën e 35-vjeçarit i cili po lundronte me mjetin e vogël së bashku me familjen e tij. Mësohet se varka u përmbys si pasojë e dallgëve të mëdha mjeti u fundos.
Policia thotë se mori një telefonatë se një mjet lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna. Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.
Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.
Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familjarët janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin.


