Amnistia merr "OK" nga PD-PS, Manja: Pëftiojnë 700 persona të dënuar

Amnistia duket se ka marre miratimin e mazhorances dhe opozites per tu votuar ne Kuvend. Ne lidhje me kete fakt, reagoi Ministri i Drejtesise Ulsi Manja, qe kujtoi se perfitues jane rreth 700 persona.
Reagimi i Manjes:
Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.
Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.
Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit - kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë -
Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!
Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë.


