Ambasada e SHBA-ve dënon sulmet e Metës ndaj Altin Dumanit: Qëndrojmë në krah të drejtësisë

Politikë

Ambasada e SHBA-ve dënon sulmet e Metës ndaj Altin Dumanit:

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka përshëndetur reagimin e KLP-së pas deklaratave që Ilir Meta bëri ditën e djeshme për kreun e SPAK, Altin Dumani.

KLP ka dënuar gjuhën e urrejtjes dhe ka bërë thirrje që të mos cenohet puna prefesionale e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Ambasada shpreh mbështetjen për qytetarët shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Reagimi

Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit.

 Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë.

SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi vjen nje dite pasi Ish presidenti Ilir Meta, sulmoi ashper kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur kusheri te Nuredin Dumanit. Sipas Metes, SPAK po perpiqet te demtoje pluralizmin ne vend duke kryer veprime te paligjshme.

Kreu i PL, theksoi se SPAK i ka shkuar disa here ne burg Kastriot Ismailajt per ta marre ne pyetje kundet Metes nderkohe qe kujtoi shkarkimin e Arben Rakipit nga prokuror i pergjithshem pikerisht te asaj qe sic tha ishte perzierje ne politike.

"Jam Ilir Meta une, or budallenj", tha kreu i PL, duke theksuar se ka 300 mije Vojo Kusha qe e ndjekin nga pas./lajmifundit.al 

ME TE LEXUARAT