Alibeaj: Vetëm përmes dorëheqjes së Berishës vijmë në pushtet

Ka mbaruar pas më pak se një ore mbledhja e grupit parlamentar në PD, në fund të së cilës Enkelejd Alibeaj u shpreh se prania e Berishës, është një pushtim, dhe nuk shërben për bashkimin.
Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit:
Qëndrimi është i qartë për këdo, është një atmosferë pushtimi, ajo që është kërkuar nga unë, është që të gjejmë spiralen e bashkimit. Palët do të duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre, në këto 6-7 muaj është zhvilluar një gjuhë e dhunshme, sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar.
Ka një vendim të parlamentit, i cili ka konstituar grupin parlamentar të PD. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, duhet bërë disa akte, ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele nuk japin sinjale të bashkimit, kjo është kërkesa jonë e vazhdueshme, që demokratët në bazë të bashkohen.
Çfarë është tjetër e rëndësishme, që të jemi fitues, ka një gjë që është e rëndësishme, ashtu si Basha dha dorëheqjen, si simetri duhet të japë dorëheqjen edhe pala tjetër. Ja kemi detyrim njerëzve që ta kërkojmë këtë.
Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar partinë. Sinjalet nuk mund të jepen duke ardhur në mënyrë të dhunshme.
Ka një vendim të parlamentit, i cili më 10 shtator ka kosntituar se cili është grupi parlamentar i PD, ku Berisha nuk është pjesë.
Për të gjetur gjuhën e përbashkët, disa akte të rëndësishme duhen bërë. Ndërprerja e gjuhës lincuese, proceset paralele për të thelluar ndasinë nuk janë të shëndetshme.
Kërkesa jonë e përsëritur është të ndërpritet kjo gjuhë. Tjetra e rëndësishme është që të jemi të bashkuar por mbi të gjitha të jemi fitues.
Besoj që kushdo ka detyrimin ndaj demokratëve se i ka rënë regjimi i Edi Ramës. Po vendosëm sa do të mbështesim e saj jo, nuk është e mirë.


