Akuzat për trafik arm'ësh nga Shqipëria, qeveria sfidon Ahmetajn: Të ketë guximin të përballet me drejtësinë

Politikë

Akuzat për trafik arm'ësh nga Shqipëria, qeveria sfidon
Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh.

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare.

Më vjen keq të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili.

ME TE LEXUARAT