20 mijë euro, ar'më zjarri e municione luftarake brenda hotelit në Krujë, policia arreston 40-vjeçarin, zbulohet identiteti

Aktualitet

20 mijë euro, ar'më zjarri e municione luftarake brenda hotelit
Gjenden në hotelin në pronësi të një shtetasi, armë zjarri, municion, jelek antiplumb dhe 20 000 euro me burime të dyshimta. Policia e Krujës ka arrestuar 40-vjeçarin Adrian Gjebeshi me precedent të mëparshëm penal.

“Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në subjektin (hotel) në Krujë, në pronësi të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), 1 krehër me 20 fishekë luftarakë, 1 jelek antiplumb dhe 20 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtari të kundërligjshme”, njofton policia.

Hetimi vijon për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion