A ke bërë ndërhyrje estetike? Kryemadhi del nga SPAK: Vetëm botoks si gjithë gratë e burrat!

Politikë

A ke bërë ndërhyrje estetike? Kryemadhi del nga SPAK: Vetëm

Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje prej orësh.

Kryemadhi është shprehur se ka ezauruar aspketin e pyetjeve dhe përgjigjeve për çështjet e ngritura ndaj saj.

Ajo bëri me dije se në SPAK është thirrur si person që ka dijeni.

“U ballafaquam për të gjitha gjërat, për akuzat që kanë ngritur. Ajo që dua të theksoj besoj e ezauruam aspektin e pytejeve dhe përgjigjeve. E firmosa duke marrë përgjëgjesitë mia. Isha në cilësinë e personit që kisha dijeni”, tha Kryemadhi.
Më tej shtoi se, lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë një çështje. Ajo u shpreh se nuk ka bërë ndërhyrje estetike.

“Lobimi hetimi pasuror operaxcionet plastike janë një cështej. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike çdo grua që mirëmbahet dhe që do të jetë korrekte me imazhin e saj nuk është ndërhyrje estetike. Të bësh ndërhyrje estetike është një gjë tjetër. Botox kam bërë si gjithë gratë dhe burrat.

Dua t’ju kutjoj se padia që është dërguar ndaj Kryemadhit nga dy ushtarët e Veliajt, është paditur mamaja, vëllai dhe fëmijët e mi.Fëmiëjt e mi nuk janë marrë në pyteje”, u shpreh Monika Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT