“Jeni marrë nën hetim?”, Kreu i Prokurimeve Publike del i heshtur pas 3 orësh në SPAK

Aktualitet

“Jeni marrë nën hetim?”, Kreu i Prokurimeve Publike del i

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri ka dalë nga SPAK pas gati 3 orësh marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

I pyetur nga gazetarët nëse është marrë nën hetim nga SPAK dhe çështjen për të cilën u mor në pyetje, vendosi të heshtë para kamerave.

Jonaid Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me afera me tenderat publike.

Ndërkohë kjo është hera e tretë që ai paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Edhe më 7 prill, ai dha sqarimet e tij në lidhje me akuzat për abuzim me tendera, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Më herët SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion