A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Politikë

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mohuar zërat se mund të jetë kandidat përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

I pyetur nëse ka ambicie për këtë garë, Bardhi u shpreh se nuk i plotëson kriteret për të kandiduar për Bashkinë Tiranë, pasi vendlindjen dhe gjendjen civile e ka në Kavajë.

“Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari, vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

Së dyti, e kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.” – tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion