"500 aplikantët e parë, 10 vite pa taksa", Rama prezanton në Shkodër "paketën e maleve’

Politikë

"500 aplikantët e parë, 10 vite pa taksa", Rama prezanton

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Shkodër ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve” për t’u hapur rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

“Ligj që kapërcen vonesat në zhvillimin e pronës në territoret malore sidomos atje ku pronarët e ligjshëm nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’ju njihet e ndarë siç ato janë dakordësuar me njëri tjetrin duke u kthyer në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre.

Ne bëmë një përpjekje të ndërmjetme me ligj por edhe ai ka shfaqur problematika që lidhen me faktin që një pjesë e të interesuarve janë këtu dhe kjo ka vonesat e hallkat e veta të vështirësisë. Paketa e maleve nuk është një paketë që adreson çështjen e pronës bë tërësi por ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer në tokën e të parëve.

Logjika e paketës është që është pronarëve që quhen posedues faktikë, pronarë pra jo zaptues, që nuk kanë letrat e dokumentet e pronësisë të regjistruar, janë shumë dhe janë të dëshiruar të investojnë.

Ka plot nga veriu në jug, por nga ana tjetër e padiskutueshme është që nuk ka një pikë të Shqipërisë ku të mos jetë e mundur që të bësh sukses nëpërmjet agroturizmit. Mjafton syri i bashkisë për të verifikuar nëse jemi në kushtet e një trashëgimtari të ligjshëm apo jo. Kjo procedurë është shumë e thjeshtë. 500 aplikantët e parë do të jenë 10 vite pa asnjë taksë”, tha ai.

Nga fjala e Rames:

“Rritja në krahasim me 2023, është goxha e madhe, ndërkohë që rritja në krahasim me 2022 është eksponencial. Shkodra është hapur, është bërë destinacion. Po, nëse do të ndiqet shembulli i disa investimeve të bukura që janë bërë në Malësinë e Madhe për shembull, do të jetë bekim i madh për Shkodrën.

Agroturizmi, zhvillimi i këtij rrjeti do të zhvillojë prodhimin, prodhimin e cilësisë së lartë. Me hyrjen në BE, këto produkte do të jenë ofertë luksi, sikurse janë në të gjitha zonat e Italisë, Francës etj, ku është shumë e vështirë të gjesh vend e para.

Aty gjen gjëra që nuk i gjen dot në jetën e përditshme të qytetit, përveçse në shtëpi. Duke zhvilluar këtë lloj ekonomie, do të hapet rruga për të zhvilluar dhe produkte eksporti bio. Psh, prodhimet e vajit të ullirit kanë filluar t’i shesin jashtë si prodhime speciale, jo prodhime në masë.

Do të kemi bankën tonë të zhvillimit që do jetë në funksion të atyre sipërmarrjeve që nuk janë lehtë të financueshme nga bankat tregtare, për të nxitur investimin në sektorë që mund të kenë risk më të lartë apo mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u bërë interesant. Paketa e Maleve ka nevojë për promovim“.

ME TE LEXUARAT