1 minutë heshtje në Kuvend për ndarjen nga jeta të politikanit Arben Tafaj

Politikë
1 minutë heshtje në Kuvend për ndarjen nga jeta të

Pak minuta më parë është mbajtur në Kuvend, një minutë heshtje nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ndarjen nga jeta të politikanit Arben Tafaj.

Kryetari i Shoqatës Tirana ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, teksa ka qenë në ambientet e shtëpisë së tij kur është rrëzuar aksidentalisht në shkallë dhe ka ndërruar jetë.

Përcjellja e Arbenit për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e Mërkurë, më datë 4 Dhjetor ora 11:00, në Funeral Home Alba 2000 te Rruga e Dibrës.

Ambulanca ka shkuar menjëherë në shtëpinë e tij dhe e ka dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht Arben Tafaj ka ndërruar jetë. Autoritetet sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në orë 00:40 në Rrugën e Dajtit, në shtëpinë e tij.

Politikani 63 vjeçar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, një përfaqësues i palodhur i qytetarëve dhe një derë e hapur për këdo që kishte një shqetësim.

Arben Tafaj ishte një intelektual i kryeqytetit dhe kryetar i Shoqatës "Tirana" prej vitit 2001. Ai mbante dhe titullin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes” akorduar nga Organizata Ndërkombëtare, “Universal Peace Federation Inter-religious and International Federation for Ëorld Peace”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion