Lirohen nga burgu 6 pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të arrestuar për korrupsion, kthehen në detyrë!

Aktualitet

Lirohen nga burgu 6 pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion liron nga masa e sigurisë 6 pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, të cilët u arrestuan pak kohë më parë me akuzën e korrupsionit. 

Më herët Gjykata e Elbasanit vendosi masën “pezullim nga detyra” për pedagoget dhe vlerësim të paligjshëm të arrestit. Tashmë GJKO vendosi heqjen e masës dhe 6 pedagogët do të kthehen në detyrë.

Mbetet në arrest me burg personi i cili luante rolin e sekserit, dhe bashkëshortja e tij vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.

GJKKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit, e cila më herët shpalli moskompetencë, duke ia kaluar SPAK pasi shuma e parave në këtë aferë kalonte 500 euro.

Tashmë do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vlerësoje gjykatën që do të ketë kompetencë të këtij procesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion