Ledina Çelo del në mbështetje të studentëve, publikon foton me dy të rinjtë që u bënë simbol të protestës kundër Ramës

Showbiz

Ledina Çelo del në mbështetje të studentëve, publikon

Këngëtarja Ledina Çelo ka dalë në mbështetje të studentëve, të cilët protestojnë prej katër ditësh duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa kanë sulmuar Kryeministrinë dhe institucione të tjera në shenjë revolte.

Ajo ka publikuar fotomontazh me imazhet e dy të rinjve, Klevi Metaj dhe Samanta Toçka, të cilët u bënë simbol të protestës, dhe të kryeministrit Edi Rama, në shenjë simbolike se do të mposhtet nga studentët.

Klevi Metaj u bë viral pas pamjeve ku ai shihej duke u përballur fizikisht me 6 efektivë gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa Samanta Toçka mori vëmendjen për mesazhin që dha një ditë më parë, teksa theksonte se studentët u revoltuan pasi nuk i dëgjoi njeri.

WhatsApp-Image-2026-10-16-at-14.17.45.jpeg

ME TE LEXUARAT