“Efektivët i kemi vëllezër, por Rama të dorëhiqet!” / Tensione dhe negociata mes policisë e studentëve te protesta

Aktualitet

“Efektivët i kemi vëllezër, por Rama të

Përpjekjet e Policisë për të negociuar me studentët dhe protestuesit para Kryeministrisë, nuk kanë rezultuar aspak efektive.

Një prej protestuesve, duke iu drejtuar efektivëve të policisë, deklaroi se ata kanë protestuar për muaj me radhë pa marrë një përgjigje nga qeveria dhe sot kanë përfunduar duke u “vrarë” me policët.

“Kemi protestuar kaq ditë pa maska. Kur qeveria nuk përgjigjet, çfarë duhet të bëjmë ne si rini? Mbi 130 ditë. Na kthe përgjigje, mos ik! Edi Ramës nuk i dhimbsemi ne, as këta (policët). Ne vritemi me këta (policët), sepse kështu do ai. Jep dorëheqjen sa më parë! Këta i kemi vëllezër. Ai të japë dorëheqjen dhe të shporret!”, u shpreh i riu.

Gjatë komunikimit me efektivët, një tjetër protestues kritikoi qëndrimin e Policit i cili tentoi të negocionte me ta. Pasi pa kundërshtinë e të rinjve efektivi u largua.

“Kjo është policia që u kthen kurrizin qytetarëve. Nuk është e aftë të kthejë përgjigje. Kush mban përgjegjësi?”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT