Protestat në Vlorë, ‘blindohet’ bashkia! Vendosen hekura në dyert kryesore dhe në dritare

Aktualitet

Protestat në Vlorë, ‘blindohet’ bashkia! Vendosen hekura

Bashkia e Vlorës është ‘blinduar’, duke vendosur hekura mbrojtës në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të parë.

Masa vjen pas dy ditësh protestash të dhunshme në qytetin e Vlorës, ku protestuesit kanë përfshirë në itinerarin e marshimit të tyre edhe godinën e Bashkisë, ndaj së cilës kanë hedhur edhe sende të forta.

Vendosja e barrierave fizike në hyrjet dhe dritaret e institucionit vjen në një kohë kur protestat e dhunshme vijojnë, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.

ME TE LEXUARAT