Policia nuk lejon zhvillimin e protestës në Durrës, shoqërohen disa protestues

Aktualitet

Policia nuk lejon zhvillimin e protestës në Durrës,
Policia është shpërndarë në disa zona të qytetit të Durrësit, në kuadër të masave të marra gjatë zhvillimeve të sotme. Efektivët janë të pranishëm në disa pika ku pritej të grumbulloheshin protestuesit, ndërsa disa persona janë shoqëruar nga Policia. 

Kujotjme qe nje dite me pare, përplasjet gjatë protestës në Durrës kanë sjellë shoqërimin e më shumë se 10 protestuesve në polici, ndërsa pesë efektivë mbeten të lënduar.

Situata në qytetin bregdetar është tensionuar gjatë tubimit, ku protestuesit dhe forcat e rendit janë përfshirë në përplasje. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa prej personave që merrnin pjesë në protestë.

 

ME TE LEXUARAT