Policia ndjek protestuesit në rrugë, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Lajmifundit
/
17 October 2026, 21:31
Aktualitet

Një i ri, i cili dyshohet se është 16 vjeç është arrestuar me forcë nga FNSH pranë Ambasadës së Zvicrës në zonën e Bllokut.
Momenti është filmuar live nga Top Channel, teksa gazetarët e pranishëm bënin thirrje që i riu të mos dhunohej.
Disa policë bënë thirrje që t’i lironin, por vendimi final qe ndryshe. Bashkë me të riun është arrestuar edhe një djalë tjetër, shok i të arrestuarit të parë.


