Policia ndjek protestuesit brenda Parkut Rinia, përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome
Lajmifundit
/
24 October 2026, 15:52
Aktualitet

Efektivët e policisë janë futur në brendësi të Parkut Rinia, ku ishin zhvendosur protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Sipas raportimit të Euronews Albania, plumbat e gomës janë drejtuar edhe në drejtim të një prej grupeve të transmetimit të këtij televizioni, të drejtuar nga gazetari Ardit Hoxha.


