Mbyllen sportelet fizike në QKB, regjistrimet vetëm online

Aktualitet

Mbyllen sportelet fizike në QKB, regjistrimet vetëm online

Një draft i ri ligjor i propozuar nga ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sjell ndryshime në mënyrën e funksionimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Ndryshimi kryesor lidhet me digjitalizimin e plotë, ku sportelet fizike të QKB-së mbyllen, ndërsa çdo aplikim dhe procedurë zhvendoset tërësisht online në platformën e-Albania.

Për investitorët e huaj hiqen barrierat burokratike si njohja e e-Identitetit evropian, praktikë e cila pritet të mundësojë regjistrimin e bizneseve 100% nga larg, pa pasur nevojë për prokura apo prani fizike.

Për herë të parë, regjistri tregtar shqiptar do të ndërlidhet me sistemin evropian BRIS. Risi mbetet përdorimi i koordinatave GPS për verifikimin e adresave, si dhe kalimi i pasqyrave financiare te Tatimet automatikisht përmes QKB-së.

Ndërkohë, bizneset do të duhet të certifikojnë dhe të verifikojnë çdo vit kodin e aktivitetit ekonomik NVE pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Mosdepozitimi i kësaj certifikate brenda 30 ditëve do të sjellë gjobë dhe pezullim automatik të statusit të biznesit në regjistër.

Kjo reformë sipas relacionit shoqërues të ligjit synon transparencë maksimale, por që do të kërkojë përshtatje të shpejtë teknike nga komuniteti i sipërmarrjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion