“Po na rrahin fëmijët”, qytetarja që fëmijët e saj i ka jashtë shtetit, çon produkte farmaceutike në ndihmë të të plagosurve në protestë
Lajmifundit
/
16 October 2026, 14:05
Aktualitet

Një qytetare ka shkuar me produkte farmaceutike për t’u ardhur në ndihmë të rinjve që po protestojnë dhe që, sipas saj, po përballen me dhunën e policisë.
Qytetarja shprehu indinjatën për atë që e cilësoi si dhunë barbare ndaj të rinjve, duke thënë se kishte vendosur të sillte produkte farmaceutike për këdo që kishte nevojë.
“Po na rrahin fëmijët, po na i zhdupin. Ndaj kam ardhur që të sjell disa produkte farmaceutike për çdo person që ka nevojë. Fëmijët e mi i kam jashtë me studime, qaj çdo ditë për ta, por më dhemb zemra për këta fëmijë këtu”, u shpreh ajo për gazetaren Klodiana Lala.


