Flakë, tym, gurë dhe fishekzjarre, kaos në Bulevard, shpërthen makina në protestë
Lajmifundit
/
17 October 2026, 16:49
Aktualitet

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” prej orësh tashmë është shndërruar në një arenë lufte, ku dhuna dhe kaosi kanë pushtuar rrugët.
Para pak çastesh, protestuesit mundën të fusin një makinë private mes policisë, duke i vënë zjarrin. Makina tashmë ka shpërthyer.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të marrin terren, duke vazhduar të qëllojnë me gurë në drejtim të policisë.
Uniformat blu janë tërhequr disa metra pas.


