Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e bizneseve, marrin fikësen e zjarrit dhe...

Aktualitet

Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë
Dy biznese janë dëmtuar në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar, në Rrugën e Durrësit, gjatë tensioneve të regjistruara në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një grup protestuesish ka thyer vitrinën e xhamit të një biznesi, ka hyrë brenda dhe ka dëmtuar ambientet e brendshme, duke marrë edhe një fikëse zjarri.

Më pas, fikësja është hedhur në mes të materialeve që po digjeshin në rrugë, në vend që të përdorej për shuarjen e flakëve. Pronarët kanë shprehur shqetësimin se të rinjtë mund të mos jenë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të paraqesë keqpërdorimi i pajisjes.

Ndërkohë, pronarët e bizneseve po përpiqen të komunikojnë me protestuesit, duke u kërkuar të shmangin dëmtime të tjera dhe të respektojnë pronën private.

ME TE LEXUARAT