Tiranë, i vihet zjarri godinës ngjitur Ministrisë së Arsimit, është monument kulture

Aktualitet

Tiranë, i vihet zjarri godinës ngjitur Ministrisë së
Protesta e të rinjve dhe studentëve në Tiranë vijon për ditën e tretë radhazi. Pas përleshjes së studentëve me policinë përpara godinës së Ministrisë së Arsimit dhe sprapsjes së tyre nga policia, një godinë e vjetër dhe e pa mirëmbajtur ngjitur me Ministrinë e Arsimit ka marrë flakë.

Nga raportimet në terren thuhet se asnjë flakadan nuk është hedhur nga protestuesit, teksa zona ku ka rënë zjarri është pas barrikadës që ka ngritur policia.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur për të shuar flakët, ndërsa mësohet se godina në fjalë është monument kulture dhe e përdorur dekada më parë nga Princi i Kurorës austohungareze që mbërriti në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT