Urdhër i prerë për administratën, pas dhu'nës në protestë, punonjësit udhëzohen të punojnë nga shtëpia

Aktualitet

Urdhër i prerë për administratën, pas dhu'nës
Punonjësve të administratës publike dhe të institucioneve shtetërore të vendosura në qendër të kryeqytetit u është komunikuar, përmes një mesazhi të dërguar mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00, që të mos paraqiten fizikisht në punë dhe të vijojnë aktivitetin e tyre online.

Vendimi vjen pas sulmeve ndaj disa institucioneve shtetërore nga protestuesit, ndërsa masa prek administratat e institucioneve që ndodhen në zonën qendrore të Tiranës.

Ndër institucionet e përmendura janë Bashkia e Tiranës, Biblioteka, Muzeu, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, si dhe ministri të tjera.

Sipas informacionit të bërë të ditur, njoftimi u është përcjellë punonjësve gjatë mbrëmjes, me udhëzimin që të mos paraqiten në ambientet e punës dhe të kryejnë punët online.

 

 

ME TE LEXUARAT