Përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, Shkodra Elektronike mesazh për protestën

Beatriçe dhe Kol (Shkodra Elektronike) që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision dy vite më parë me këngën Zjerm, kanë mbështetur përmes një reagimi në rrjetet sociale, protestën e të rinjve ditët e fundit në Tiranë dhe në mbarë vendin.
Ata shprehen se studentët dhe gjimnazistët po i tregojnë kujtdo se emigrimi nuk është më i pranueshëm.
Sipas tyre mesazhi është që ndryshimi kërkon besim, guxim dhe kurajo.
Këngën e tyre “Me Dashtë” ua kushtojnë pikërisht të rinjve për forcën e tyre.
Mesazhi i Shkodra Elektronike:
Sot donim të flisnim vetëm për muzikë. Nuk mundemi. Me Dashtë flet për humbjen e shpresës braktisjen dhe arratisjen si të vetmet mundësi për të imagjinuar një të ardhme. Kaluan vite dhe rruga nuk u sjell kurrë mbrapsht.
Këto ditë studentët shqiptarë po na tregojnë se nuk është e pranueshme që emigrimi të jetë i vetmi opsion, duke kërkuara ndryshim. Ata po na thonë se ky ndryshim kërkon besim, guxim dhe frymëzim. Mundemi dhe duhet ta kthejmë rrugën mbrapsht. Nuk ika prej këtij mal.
Mbi shkrepa u ndiva gjallë, po s’ika, s’ika. Por kënga nuk mbaron në rrugë. Në gjysmën e dytë, ai që donte të ikte mbetet. Sot shohim një brez që zgjedh të mbetet dhe të ngrihet për vendin që do. Këtë Me Dashtë ua kushtojmë atyre.


