Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni amerikan Robert Aderholt: Qeveria të respektojë protestuesit paqësorë

Politikë

Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni amerikan Robert Aderholt: Qeveria

Kongresmeni republikan amerikan Robert Aderholt ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, në ditën e pestë të protestave, duke kërkuar respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të qytetarëve.

Përmes një mesazhi publik, Aderholt shprehet i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Shqipëri, aleate e NATO-s, ndërsa thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur mendimet e tyre.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe i kërkon qeverisë të garantojë respektimin e të drejtave të protestuesve paqësorë.

Kongresmeni amerikan nënvizon gjithashtu rëndësinë e zërit të të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit, duke theksuar se shqetësimet dhe kërkesat e tyre duhet të dëgjohen.

Reagimi i Aderholt vjen pas deklaratës së kongresmenit amerikan Joe Wilson, i cili gjithashtu ka shprehur shqetësimin për situatën në Shqipëri dhe ka kërkuar ndalimin e dhunës ndaj protestuesve.

ME TE LEXUARAT