Lubonja shpërthen ndaj qeverisë: Qytetarët kanë përballë njerëz që duan t’i asgjësojnë!

Analisti Fatos Lubonja foli në një lidhje live për News24 lidhur me protestën e sotme, që ishte nga më të ashprat ndonjëherë.
Lubonja theksoi se qytetarët kanë përballë njerëz që sikur duan t’i asgjësojnë dhe shtypin.
Ai shtoi se Rama nuk po e lë karrigen e tij dhe më mirë për të të digjet vendi me dhunë se sa të japë dorëheqjen, për shkak të korrupsionit deri në fyt.
Lubonja: E pabesueshme ajo që po ndodh sot. Ajo që është shqetësuese është përshkallëzimi i urrejtjes. Ne që bëjmë pjesë te protestuesit dhe kishte një masë të madhe që në një farë mënyre ka padyshim një pararojë djem të rinj të fortë, një pjesë janë për t’u parë, janë të gjithë shqiptarë, ka studentë ka që kanë qenë te flamengot.
Ka dhe një masë njerëzish që janë të egërsuar sepse nga ana tjetër është një masë e papërgjegjshme agresiviteti që i shikon sikur nuk janë njerëz këta këtu që duhen shtypur dhe asgjësuar.
Përdorimi i gazit dhe gjithë dhunës, vjen edhe nga urdhrat që kanë. Situatë gati lufte. Sa herë duan ta shpërndahen këtë turmë fillojnë me gazin dhe ato kamionët që të shkelin me këmbë, shteti ka më shumë forca se sa protestuesit. Duhet një lloj negocimi. Këtu është gjendja shumë e qartë.
Pse më duhet të digjet Shqipëria që t’i eci këtyre dhuna. I thonë janë banditë, ata janë të gjithë djem të rinj. I pashë në fytyrë. Ti duhet t’i shtypësh me këmbë këta për tekat e tua kur je me korrupsion deri në fyt.
Ke dy ish zv.kryeministra për korrupsion, ke ish drejtuesen e SHISH që bashkëpunon me kriminelët, njerëzit po shfrytëzojnë ato hapësira që janë e drejta e protestës. Njerëzit me atë tërbim që kanë duan të hyjnë në kryeministri.


