Pas deklaratës që bëri bujë për Ramën, Spiropalit i bllokohet Face'book-u! Ish-kryetarja e Kuvendit zbulon prapaskenat

Politikë

Pas deklaratës që bëri bujë për Ramën, Spiropalit

Vetëm pak ditë pasi doli publikisht kundër Edi Ramës, duke i kërkuar të marrë përgjegjësi për situatën politike në vend dhe të mos e konsiderojë veten të pazëvendësueshëm, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka njoftuar se i është bllokuar faqja zyrtare në Facebook.

Përmes një postimi në Instagram, Spiropali bën të ditur se prej tre ditësh nuk ka akses në faqen e saj, ndërsa po bashkëpunon me kompaninë Meta për rikthimin e saj. “Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt”, shkruan ajo.

Ish-kryetarja e Kuvendit u ka bërë thirrje qytetarëve që dëshirojnë ta kontaktojnë të përdorin përkohësisht Instagramin, duke i falënderuar për mbështetjen.

Kujtojmë se më 16 tetor, Spiropali publikoi një letër të hapur drejtuar Ramës, ku kritikoi qëndrimin e tij ndaj krizës politike dhe kërkoi që zgjedhjet e parakohshme apo rotacioni politik të mos konsiderohen tabu.

Ende nuk dihen arsyet e bllokimit të Facebook-ut të Spiropalit dhe nuk ka asnjë konfirmim që ky zhvillim lidhet me qëndrimet e saj politike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion