ELI FARA rikthehet në skenë me një koncert, zbulohet se ku do të mbahet

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eli Fara do të marrë pjesë në një koncert në Gjakovë më 28 nëntor.
Koncerti i organizuar në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit” do t’i kushtohet muzikës tradicionale shqiptare si dhe serenatave të Korçës.
Ky është angazhimi i parë i saj publik që prej skandalit me video erotite të kompozitorit Ardian Hila.
Me anë të një njoftimi për mediat, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në festival synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës.
“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët e Nëntorit’ me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Organizatorët kanë vlerësuar rolin e këngëtares në ruajtjen dhe interpretimin e muzikës tradicionale shqiptare.
“Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria”, thuhet në njoftim.


