Pas 137 ditësh protestë pa ndërprerje, reagon Presidenti Bajram Begaj: Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetësimet

Aktualitet

Pas 137 ditësh protestë pa ndërprerje, reagon Presidenti Bajram

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestës studentore.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Megjithatë, ai nënvizon se dhuna nuk mund të jetë mënyra për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit.

Në përfundim të reagimit, Presidenti shprehet i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, duke theksuar se zyra e tij mbetet e hapur për të rinjtë dhe këdo që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit  i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

 Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

ME TE LEXUARAT