Vaji i kokosit një ilaç i paparë për flokët, si ta përdorim në mënyrën e duhur?

Nga Rrjeti

Vaji i kokosit një ilaç i paparë për flokët, si ta

Dihet se vaji i kokosit mund të bëjë mrekulli si për lëkurën ashtu edhe për flokët. Megjithatë, nëse nuk përdoret siç duhet, vaji i kokosit mund t’i dëmtojë flokët. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dini se si ta përdorni këtë vaj siç duhet kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve.

Kur aplikohet në lëkurë, vaji krijon një shtresë mbrojtëse, duke mos lejuar bakterët të depërtojnë në lëkurë. Për këtë arsye mund të lindë një problem nëse e përdorni në lëkurë të thatë sepse atëherë një shtresë vaji nuk lejon që uji të depërtojë në lëkurë, gjë që mund t’i bëjë flokët shumë të thatë dhe të brishtë.

Nëse pas përdorimit të vajit të kokosit nuk keni pasur flokë të butë dhe më të shëndetshëm, por krejt e kundërta, nuk e keni përdorur siç duhet. Prandaj, vaji i kokosit duhet të përdoret vetëm në flokë të lagur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Një arsye tjetër për flokë të brishtë dhe të thatë vjen dhe nga shpërlarja. Vaji duhet të pastrohet mirë dhe nëse është e nevojshme, flokët duhet të lahen dy herë me shampo pas aplikimit.

ME TE LEXUARAT