Seria e Samsung Galaxy S25 vendos standardin e ri të telefonit AI, klientët e One Albania e marrin të parët pajisjen në 7 shkurt

Nga Rrjeti

Seria e Samsung Galaxy S25 vendos standardin e ri të telefonit AI,

Këtë të mërkurë Samsung Electronics ka njoftuar hedhjen në treg të tri pajisjeve nga seria e Galaxy 25: Galaxy S25, Galaxy S25 Ultra, Galaxy S25+. “Samsung Galaxy Unpacked” bëri bashkë të gjithë entuziastët e teknologjisë që mundën ta ndiqnin të gjithë trajnimin live në One Connect Hub.

Inteligjenca artificiale ishte kryefjala e përditësimeve që gjiganti korean sjell për përdoruesit e vet. Azhurnimet në One UI 7 bëjnë që pajisjet Galaxy të jenë më inteligjente se kurrë, ndërkohë që promovohet ruajtja e privatësisë në mënyrë rigoroze. Circle to Search with Google e bëjnë kërkimin në ekranin e telefonit më të shpejtë, ndërsa duke mbajtur shtypur butonin anësor mund të aksesohet “miku” më i ri i përdoruesve Android - Gemini, për të kryer ndërveprime pa probleme me aplikacionet Samsung dhe Google.

Vitet e fundit inteligjenca artificiale ka qenë në fokus të gjithë prodhuesve të pajisjeve elektronike. Nga ndihma e përdoruesve në hartimin e mesazheve me tekst, te përmbledhja e emaileve deri te thjeshtimi i editimit të fotografive, inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pandarë e veçorive që kompanitë celulare promojnë.

Klientët e One Albania mund ta porosisin që tani Samsung Galaxy S25 në linkun:  https://preorder.one.al/, për ta marrë të parët produktin, sapo ai të dalë në shitje më 7 shkurt 2025.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion