Lulzim Visha ishte nisur për punë në momentin që u ekzekutua, gjenden 12 gëzhoja në vendngjarje
Lajmifundit
/
24 Janar 2025, 10:29
Aktualitet

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin me armë zjarri të Lulzim Vishës. Viktima ishte nisur për në punë në momentin që është ekzekutuar.
Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja, ndërsa Visha është konstatuar i vdekur nga një banor, i cili më pas ka lajmëruar policinë.
Autori dyshohet se është larguar me makinë, pas kryerjes së atentatit, ndërsa nuk dihet ende identiteti apo bashkëpunëtorët.


