Nga 1 janari 2025 ndryshim cmimi i sigurimit të makinave, AMF publikon 7 pikat që vendosin sa do paguani

Nga Rrjeti

Nga 1 janari 2025 ndryshim cmimi i sigurimit të makinave, AMF publikon 7

Prej 1 janarit 2025, cmimi i sigurimit te detyrueshëm i makinave do ndryshojë. Per shumicen e qytetareve qe ecin me kujdes, qe nuk perfshihen ne aksidente dhe qe kane historik te paster, ndryshimi do te sjelle ulje te cmimit, pr e kunderta do te ndodhe per ata qe kane aksidente ne historikune  tyre.

Shtatë janë faktorët përcaktues për çmimet e reja ndërsa sipas kryetares së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shoferët problematikë do paguajnë më shumë.

Rregullorja e re u prezantuar në Komisionin e Ekonomisë nga kryearja e AMF-së Mimoza Kaçi.

“Ka përfshirë 7 faktorë rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme. Këto faktorë do të ndikojnë në primin e sigurimeve.

1. Historiku i dëmeve, është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti, po punohet që edhe shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.
2. Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i lartë dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.
3. Mosha 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.
4.Eksperienca në drejtimin e mjetit.
5. Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues.
6.Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
Vjetërsia e mjetit.”
7. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, dhe sipas drejtueses së AMF-së, sigurimi i diferencuar do ketë ndikim në ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.

“Hyn në fuqi më 1 janar 2025, deri në fund të këtij viti ne do të bëjmë gati procesin. Kjo periudhë do të shërbejë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarët, për të mirat që ata kanë me këtë sistem të rëndësishëm të sigurimit të mjeteve.

Do të sjellë më shumë drejtim të kujdesshëm për drejtuesit e mjeteve. Çdo dëm i shkaktuar, do t’i ndikojë në çmimin e polices së sigurimit në vijim. Përllogaritja e primit nga kompanitë e sigurimit do jetë publike”, shtoi Kaçi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion