Anija ushtarake zbarkon në Lezhë 16 emigrantët e parë të marrëshjes Rama-Meloni

Aktualitet

Anija ushtarake zbarkon në Lezhë 16 emigrantët e parë

Anija ushtarake italiane me refugjatët e parë e cila u nis të hënën e 14 tetorit nga ishulli i Lampeduzës në Itali mbërriti mëngjesin e sotëm, rreth 08:00 në portin e Shëngjinit.

Pas mbërritjes, anija "Libra" u ankorua në port për të kryer procedurat. 

Policia e Lezhës  duke konfirmuar ankorimin informoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe ato të zbatimit të procedurave të përshpejtuara kufitare.

Anija ushtarake zbarkon në Lezhë 16 emigrantët e parë

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.  

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare" informoi sot policia. 

Kontigjenti i parë i emigrantëve që Italia nisi drejt Shëngjinit, është i përbërë nga 16 persona. Janë të gjithë meshkuj me origjinë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët u shpëtuan në det të dielën (13 tetor).

Pak metra larg kalatës ku është ankoruar anija ushtarake italiane ndodhet qendra e parë, ku emigrantët do të ndalojnë për të paktën disa orë në pritje të procedurave burokratike. Aty ata fillimisht do të mund të bëjnë dush, të ndërrohen me veshjet e reja që do t’u ofrohen si dhe të ushqehen.

Më pas do të kalojnë procesin e identifikimit. Më pas do të transportohen drejt Gjadrit, i cili është funksional që prej javës së shkuar. Në qendrën e Gjadrit është ngritur edhe një paraburgim dhe është caktuar kontigjent oficerësh dhe policësh italianë për ruajtjen, kujdesin dhe procedurat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion