Fokusi tek tregjet globale, UNIDO ndihmon SME-të të njihen me rregullat e BE-së

Nga Rrjeti

Fokusi tek tregjet globale, UNIDO ndihmon SME-të të njihen me

Bizneset e vogla dhe të mesme në vendin tonë në sektorin e bujqësisë kryesisht të bimëve aromatiko-mjekësore dhe fruta-perimeve po përballen me domosdoshmërinë për t’u njohur me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e prodhimit dhe eksportit në mënyrë që të mos përballen me kthime në kufi.

Për të ndihmuar SME-të në këtë drejtim, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO) nëpërmjet Programit Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP) e mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), në vazhdën e trajnimeve që ndermerr, organizoi një trajnim mbi “Udhëzuesit Rregullativ të BE-së”.

Fokusi tek tregjet globale, UNIDO ndihmon SME-të të njihen me

Në këtë trajnim, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve (ESHFF), Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore, si dhe laboratorët privatë, morën njohuri thelbësore për të rritur përgjegjshmërinë dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Përmes trajnimit mbi udhëzuesit rregullativë të BE-së për sigurinë ushqimore, UNIDO ka përcjellë tek pjesëmarrësit njohuri të rëndësishme dhe të nevojshme për të rritur përgjegjshmërinë dhe për të zbatuar standardet e sigurisë ushqimore në praktikën e tyre.

Rregullat dhe standardet e BE-së për ushqimin janë thelbësore për të garantuar shëndetin publik dhe sigurinë e konsumatorëve, por gjithashtu edhe element thelbësor për të eksportuar dhe konkurruar në tregjet europiane.

UNIDO, permes Programit Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP)  ka vendosur në foksus mbështetetjen e aktorëve të tregut për të rritur përgjegjshmërinë dhe standardet e sigurisë ushqimore në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor, duke siguruar që prodhuesit vendas të kenë akses në tregjet ndërkombëtare përmes përmbushjes së standardeve të sigurisë.

Programi Global i Cilësisë dhe Standardeve (GQSP) është një nismë globale e shtrirë në më shumë se 10 shtete në mbarë botën dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

GQSP identifikon sfidat e lidhura me cilësinë dhe bën ndërhyrje të  targetuara në çdo fazë të zinxhirit të vlerës, duke rritur kështu përputhshmërinë me kërkesat e tregut ndërkombëtar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion