“Apartament me 37 mijë euro në Tiranë?!”. Ja e vërteta e “okazionit” të fundit!

Nga Rrjeti

“Apartament me 37 mijë euro në Tiranë?!”. Ja e

Një kompani ndërtimi në Tiranë është duke reklamuar shitjen e apartamenteve “duke nisur nga 37 mijë euro” ne një prej komplekseve në zonën e lagjes “Ali Demi” në Tiranë.

Pasi konstatuam këtë “njoftim publik” ne vendosëm ta verifikojmë rastin për shkak të dinamikave që kanë shoqëruar cmimin e pronave në Tiranë dhe jo vetëm vitet e fundit.

“Apartament me 37 mijë euro në Tiranë?!”. Ja eGarsonierja e vetme 37 mije euro qe shfaqet ne faqen e kompanise, e cila ka nje cmim 1412 euro/m2

Hymë në faqen e kompanisë dhe kërkuam për apartament 1+1 dhe rezultati i kërkimit ishte ky si më poshtë:

Rasti më i lirë, apartament 1+1 me sipërfaqe 32.40 m2, kati i parë, orientimi veri, cmimi 4600 mijë euro.

Më pas, kërkuam për dicka më të lirë, me klasifikimin garsioniere, dhe rezultatet që u shfaqën ishin:

Një opsion/rast me 37 mijë euro, Garsioniere nr.3012, me sipërfaqe 26.20 m2, kati i parë, i cili në këtë kompleks është kat banimi përdhes, orientimi nuk është i përshkruar, cmimi 37 mijë euro.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë, me cmimin total dhe sipërfaqen e këtij apartamenti, cmimi për m2, në këtë garsoniere shkon në 1412 euro për metër katror.

Apartamenti sipas dokumentit, ndahet e 23.6 m2 sipërfaqe banimi dhe 2.6 m2 sipërfaqe e ambientit të përbashkët.  

Në faqen e kompanisë nuk ka opsion tjetër me 37 mijë euro.

Opsioni i dytë që shfaqet aty, ishte Garsioniere nr. 1114 me siperfaqe 27.10 m2, kati i parë, orientimi veri-perendim, cmimi 38 mijë euro, ose 1402 euro për metër katror.

Opsioni i tretë, ishte Garsoniere ne 3017, me siperfaqe 35.50 m2, kati i 1, orientimi veri-perendim, cmimi 50 mijë euro, ose 1408 euro për metër katror.

Ne kontaktuam me punonjës të kompanisë dhe u interesuam për opsionin e parë, i cili megjithëse me të dhëna të paplota në faqen zyrtare të kompanisë, për orientimin, sipas tyre, është i disponueshëm për shitje dhe ata na thanë se mund të linin një orar për ta shikuar nga afër.

“Apartament me 37 mijë euro në Tiranë?!”. Ja e
Faksimile e reklames qe po transmetohet publikisht

Sipas një verifikimi për cmimet në zonë, kompani të tjera dhe platformat e shitjes së pronave e kuotojnë cmimin aty me 1200 deri 1400 m2 ndërkohë që cmimi në këtë nivel i garsonieres, duket se nuk merr parasysh faktin se banesa është në katin e parë përdhes, dhe karakteristikat e pronës me një sipërfaqe dhe mudnësi përdorimi të kufizuar.

Punonjës të kompanisë me të cilët kontaktuam, u pyetën se përsë nuk e prezantojnë si garsoniere apartamentin e vetëm prej 37 mijë eurosh të cilin e reklamojnë, dhe nëse ky është një truk marketingu për të tërhqur vëmendjen e njerëzve, por ata thanë se e konsiderojnë edhe garsionieren apartament.

“Apartament me 37 mijë euro në Tiranë?!”. Ja e
Prona me e afert me garsonieren 37 mije euro ne listimin e kompanise

Verifikimi i mëtejshëm në faqen e kompanisë për listimet e tyre, tregoi se prona tjetër më e lirë se garsonierja e vetme 37 mijë euro qe po përdoret në reklamim, është një post parkimi me vlerë 34 mijë euro, pra që kushton vetëm 3 mijë euro më pak se prona që reklamohet për banim. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion