“Nuk ka kthim pas”, protestuesit para Ministrisë së Arsimit, thirrje policisë të heqin kapelet dhe të bashkohen me popullin

Aktualitet

“Nuk ka kthim pas”, protestuesit para Ministrisë së
Studentët, gjimnazistët dhe qytetarët që janë bashkuar në protestë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar në zonë.

Një qytetar ka dalë përballë efektivëve duke u kërkuar që të largohen duke theksuar se protestuesit janë fëmijë.

“Ata nuk kanë më çfarë humbasin. Edhe ti nuk ke më çfarë humbet. Mjaft”, u shpreh qytetari.

Protesutesit u bëjnë thirrje efektivëve të policisë të heqin kapelet dhe t’u bashkohen, duke u shprehur se protesta "nuk ka më kthim pas". 

Protesta ka hyrë në ditën e katërt, me pjesëmarrësit që janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit fillestar në qendër të Tiranës, turma po i drejtohet tashmë Ministrisë së Arsimit. 

ME TE LEXUARAT