Dita e katërt e protestave, Braçe publikon pamje nga shkollat në Tiranë: Fëmijët janë mirë, gjithçka është jetë

Politikë

Dita e katërt e protestave, Braçe publikon pamje nga shkollat
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shkollat në zonën e Njësisë 5 në Tiranë, në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve.

Në reagimin e tij, Braçe ndalet te siguria në shkolla dhe gjendja e fëmijëve, duke përcjellë pamje nga oborret e shkollave.

“Mëngjes i sotëm është… siguria në shkollë… fëmijët janë mirë edhe… sigurisht fëmijët që luajnë në oborr edhe pjesa tjetër që luajnë në oborr… gjithçka është jetë”, shprehet deputeti në videon e publikuar.

Reagimi i Braçes vjen në një moment kur protestat e të rinjve vijojnë prej katër ditësh, me studentë dhe gjimnazistë që kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar situatën politike në vend.

ME TE LEXUARAT