Nis grumbullimi te Universiteti Politeknik, pedagogët rreshtohen krah studentëve

Aktualitet

Nis grumbullimi te Universiteti Politeknik, pedagogët rreshtohen krah
Pak para nisjes së protestës studentore, e cila pritet të nisë këtë të martë në orën 10:00, kanë nisur grumbullimet e para të studentëve jashtë ambienteve të Universitetit Politeknik.

Sipas pamjeve, krahas studentëve, në protestën e sotme janë bashkuar edhe disa pedagogë, pas njoftimit të bërë një ditë më parë nga sindikatat e punonjësve të universiteteve, të cilat kanë njoftuar për një marshim solidariteti.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama është shfaqur në një video jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ku ka vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi disa karrige, në një gjest simbolik për t’u bërë thirrje studentëve për dialog.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion