Nis edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova, këta janë banorët e parë
Lajmifundit
/
29 October 2026, 21:27
Showbiz

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka filluar mbrëmjen e sotme.
Ndonëse data zyrtare e nisjes së madhe ishte paralajmëruar për më 30 tetor, produksioni ka vendosur të surprizojë të gjithë publikun duke i paraprirë spektaklit një natë më herët.
Sonte, për herë të parë në historinë e këtij formati në Kosovë, banorët e parë do të kalojnë pragun e shtëpisë më të famshme, një natë para nisjes zyrtare.
E para në shtëpi ka hyrë Arlinda, e cila është aktiviste për të drejtat e njeriut.
Pas saj, reperi Nochi.
Dhe, e treta Antoneta, e cila u bë e famshme në “Përputhen”.


