Nga teoritë konspirative në TikTok te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në Kuvend?

Politikë

Nga teoritë konspirative në TikTok te dhunimi i Ramës në

Teksa Kuvendi ishte në kaos gjatë seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha vendosi të lundronte internetin në iPadin e tij, teksa dirigjonte nga vendi aksionin e deputetëve të tij.

Pamjet e fiksuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, kapin momentet kur në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, kreu i PD zgjodhi shikonte çfarë i ofronte TikToku dhe YouTube.

“Aventurën” e tij virtuale në mes të kaosit të Kuvendit Berisha e nisi nga TikToku, ku vëmendjen e tij e kapën teoritë konspirative për “Civilizimin Ugarit dhe Gurin Egjiptian që ‘nuk duan të shihet nga publiku i gjerë’”.

Në një tjetër moment kreu i opozitës u ndal te një postim për dhunimin e Ramës në 97-ën, më tej ai vendosi të ndiqte intervistën e Edmond Tupes në emisionin e Top Channel, “Tech Talk” nga Kristi Gongo dhe Kushtrim Shalën.

Në fund kryedemokrati vendosi të shfletonte faqen e parë të Reuters për zhvillimet e fundit nga bota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion