Moti merr kthesën e papritur, pritet shi në pjesën... temperaturat sot, 21 tetor 2026

Aktualitet

Moti merr kthesën e papritur, pritet shi në pjesën...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
 
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Hera-herës në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion