''Mos provokoni! Lironi bulevardin''/ Tensionohet protesta te Kryeministria, policia përdor autobotët me ujë (FOTO)

Aktualitet

''Mos provokoni! Lironi bulevardin''/ Tensionohet protesta

Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak minuta më parë.

Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë më ujë protestuesit të cilët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen.

Protesta e të rinjve ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas nisi seanca plenare e cila u pasua me tensione dhe debate.

Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh të shtunën e 24 tetorit.

Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.

''Mos provokoni! Lironi bulevardin''/ Tensionohet protesta''Mos provokoni! Lironi bulevardin''/ Tensionohet protesta''Mos provokoni! Lironi bulevardin''/ Tensionohet protesta

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion