"Mos e bëfshi pikën e hajrit!"/ Modelja e njohur shpërthen ndaj atyre që justifikojnë dhu*ën ndaj studentëve

Modelja , Adrola Dushi, ka reaguar sërish për protestat e studentëve, duke kritikuar ashpër personat që, sipas saj, justifikojnë trajtimin e ashpër të tyre për shkak të dëmeve materiale.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo u është drejtuar të gjithë atyre që e arsyetojnë atë që po ndodh me studentët, duke theksuar se dëmtimi i pronës nuk mund të jetë arsye për të anashkaluar mënyrën se si trajtohen protestuesit.
“Te gjithë ju që justifikoni mizorinë ndaj studentëve me dëme materiale, mos e bëfshi pikën e hajrit”, ka shkruar ajo.

Në vijim të mesazhit, Adrola ka përmendur edhe ata që, sipas saj, e kanë shitur dinjitetin për interesa të vogla financiare, duke përdorur fjalë të ashpra ndaj tyre.
Ky nuk është reagimi i parë i modeles lidhur me protestat.
Adrola Dushi kritikon ata që justifikojnë dh*nën
Ajo ka shprehur vazhdimisht qëndrimin e saj përmes rrjeteve sociale, duke u bërë pjesë e zërave publikë që kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si po trajtohen studentët.
Me këtë postim të fundit, Adrola e ka përsëritur kundërshtimin e saj ndaj trajtimit mizor të protestuesve, duke vënë në pikëpyetje ata që i japin përparësi dëmeve materiale para dinjitetit dhe sigurisë së njerëzve.


