Mjegull e dendur në juglindje, vështirësi në aksin Korçë–Pogradec e Kapshticë, policia apel drejtuesve të mjeteve

Aktualitet

Mjegull e dendur në juglindje, vështirësi në aksin

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit, duke sjellë ulje të dukshmërisë dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Ulja e temperaturave ka ndikuar gjithashtu në përkeqësimin e kushteve të lëvizjes, veçanërisht në akset nacionale Korçë–Pogradec dhe Korçë–Kapshticë, ku mjegulla është më e dendur.

Përballë këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin ndriçimin e përshtatshëm.

Gjithashtu, shoferët këshillohen të shmangin parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme, si dhe të përshtatin lëvizjen me kushtet e rrugës dhe dukshmërinë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion