Moti këtë të shtunë / Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë; ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Aktualitet

Moti këtë të shtunë / Kthjellime, vranësira dhe

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

 Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të alternuara me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.

Sa i takon erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 7 metrash në sekondë.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 12 metra në sekondë.

 Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion