Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër udhëheqësve evropianë

Bota

Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka akuzuar pronarin e platformës X, Elon Musk, se po përdor rrjetin e tij social për të “orkestruar fushata masive ngacmimi online” të drejtuara kundër udhëheqësve evropianë.

Duke folur në një konferencë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Barrot tha se forcat që kërkojnë të minojnë demokracinë po dominojnë mediat sociale, ku po përdorin taktika të dizajnuara për të polarizuar debatin publik, raportoi Le Monde.

“Qëllimi i tyre përfundimtar është i qartë. Ata duan të marrin pushtetin dhe pastaj të krijojnë kushte për ta lënë atë të mos ju ikë kurrë”, tha ministri.

Barro tha se qeveria e tij po punon për t’iu përgjigjur realitetit ku ndikuesit e paguar ose të punësuar kërkojnë të shfrytëzojnë shtrirjen virale të platformave dixhitale.

Ai deklaroi se qeveria e tij do të punonte për të luftuar ndikimin e huaj.

“Ne do të jemi të palëkundur, sepse na është e qartë se ata po dëmtojnë interesat themelore të shtetit. Ne nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje të huaj, pavarësisht se nga vjen. Është çështje sovraniteti”, tha ministri.

ME TE LEXUARAT