Ervin Salianji me të rinj, i bashkohet protestës studentore/ Revolta në Tiranë nuk ka të ndalur

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, i është bashkuar protestës studentore, para Kryeministrisë.
Për të dytën ditë radhazi, të rinjtë kanë përshkallëzuar revoltën dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. “Studentëve u është vjedhur rinia, u është pamundësuar një jetë me dinjitet dhe po u mbahet peng e ardhmja”, shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i Salianjit
Sot në protestë 🇦🇱
Revolta e studentëve është reale, e drejtë dhe proporcionale me vjedhjet, korrupsionin, hajdutërinë, kriminalizimin dhe papërgjegjshmërinë e qeverisjes.
Studentëve u është vjedhur rinia, u është pamundësuar një jetë me dinjitet dhe po u mbahet peng e ardhmja.
Kur një qeveri u mohon të rinjve mundësinë për të jetuar me dinjitet, për të ecur përpara me meritë dhe për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, revolta bëhet zëri i një shoqërie që nuk pranon më të nënshtrohet.
Ky sistem autokratik duhet të marrë fund! Shqipëria ka nevojë për liri, drejtësi dhe një të ardhme që u përket qytetarëve!


