“Me fytyrë kemi dalë katër muaj”/ Aktivisti Lika : Nuk ka ANTIFA, jemi shqiptarë që na ka ardhur shpirti në majë të hundës

Aktualitet

“Me fytyrë kemi dalë katër muaj”/ Aktivisti Lika :

Edison Lika ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave studentore, duke deklaruar se të rinjtë nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë të dalin në rrugë për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës.

Në ditën e 13-të të revoltës, Lika tha se protestuesit kanë dalë prej katër muajsh me fytyra të zbuluara, por pas episodeve të dhunës së raportuar nga demonstruesit, do të përdorin maska dhe kasketa për t’u mbrojtur.

“Me maska dhe kasketa do të dalim të mbrojmë veten. Kemi dalë katër muaj me fytyra, po ne jemi”, u shpreh ai.

Lika denoncoi gjithashtu plagosjen e një tjetër të riu gjatë protestës së një dite më parë, duke pretenduar se atij i është thyer këmba.

Duke iu përgjigjur pretendimeve për përfshirjen e grupeve të organizuara në protesta, Lika mohoi praninë e lëvizjes ANTIFA apo të strukturave të tjera pas demonstruesve.

“Nuk fshihet pas shqiptarëve as ANTIFA, asgjë. Jemi ne që na ka ardhur në majë të hundës”, theksoi ai.

Në vijim, Lika përdori një retorikë të ashpër ndaj forcave të rendit, duke paralajmëruar se protestuesit nuk do të dorëzohen dhe duke përmendur përdorimin e shkopinjve dhe hunjve.

“Nuk dorëzohemi. Do të marrim shkopinj e hunj dhe do t’i përzëmë këta maskarenj”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion